Artistja e njohur Justina Aliaj: Ju ulem në gjunjë, mos e prishni Teatrin!

Këngëtarja dhe aktorja e njohur shqiptare, Justina Aliaj, iu është bashkuar artistëve dhe qytetarëve, të cilët prej disa ditësh po protestojnë prishjen e Tetarit Kombëtar. Gjatë fjalës së saj, Aliaj u shpreh ndër të tjera se, është gati të ulet në gjunjë për shpëtimin e godinës së Teatrit Kombëtar.

“Teatri Kombëtar për mua është i shenjtë, populli është i shenjtë dhe të gjithë ne luftojmë për një çështje të thjeshtë. Duhet me e qëndis, jo me e rrëzu. Është një detyrim mos me vdek pa e thënë fjalën tane. Nëse është e nevojshme me ju ul në gjunjë, unë ju ulem në gjunjë për Teatrin”, – deklaroi Justina Aliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?