Asambleja Kombëtare e PS-së mblidhet më 7 tetor, zbardhet axhenda. Ministra e deputetë 5 minuta për të…

Asambleja Kombëtare e PS-së mblidhet të shtunën më 7 tetor nën drejtimin e nënkryetarit të PS Gramoz Ruçi.

Lidhur me axhendën e Asamblesë ku do të flasin të gjithë ministrat dhe disa prej deputetëve, mësohet se çdo ministër do të prezantojë objektivat e 100 ditëve të para të qeverisjes.

Për të bërë këtë prezantim iu është përcaktuar një minutazh i caktuar, nga 3 deri në 5 minuta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po kështu edhe Saimir Tahiri si Koordinatori Kombëtar për Bashkëqeverisjen do të bëjë prezantimin e konceptit dhe planit për bashkëqeverisjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një minutazh i tillë është caktuar edhe për Bashkim Finon i cili do të flasë për organizimin e zgjedhjeve brenda partisë.

Ndërsa kryeministri Edi Rama do të marrë fjalën në fund, duke mbyllur kështu edhe Asamblenë e PS-së.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?