Asnjë zgjerim i BE-së për shumë vite, Shqipëria…

Presidenti i Parlamentit Europian, Jean-Claude Juncker, ka folur lidhur me strategjinë e zgjerimit të BE-së. Portali Europian i Ballkanit Perëndimor raporton se Juncker, është shprehur se Komisioni planifikon të përgatisë një strategji për një aderim të suksesshëm të Serbisë dhe Malit të Zi në BE, me një perspektivë deri në vitin 2025.

Letra e Juncker, dërguar më 13 shtator, përmend Serbinë dhe Malin e Zi në mesin e një prej dhjetë prioriteteve brenda “planit për një BE më të bashkuar, më të fortë dhe më demokratike”, si kandidatët kryesorë të Ballkanin Perëndimor për t’u bashkuar me Bashkimin Europian, për të cilën duhet të përgatitet një strategji për një bashkim të suksesshëm. Siç thuhet, “ekziston një theks i veçantë mbi sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe luftën kundër korrupsionit dhe stabilitetin e plotë të të gjithë rajonit”.

Përveç seksionit për gjendjen e Bashkimit, Juncker i dërgoi një letër kryetarit të Parlamentit Europian dhe Presidencës së Këshillit, duke i detajuar aktivitetet që Komisioni synon të kryejë nëpërmjet politikës legjislative dhe nismave të tjera deri në fund të vitit 2018.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria, nëpërmjet Kryeministrit Edi Rama, ka shprehur zhgënjimin e përsëritur se kërkesa për t’u bashkuar me Bashkimin Europian po zvarritet me kalimin e kohës. “Hapja e negociatave vitin e ardhshëm është e merituar nga Shqipëria dhe është e padrejtë që kjo çështje vazhdon të zvarritet për arsye që nuk lidhen me Shqipërinë, duke dhënë arsyetime të reja në çdo hap”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komisioneri i BE-së për Politikat Europiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn tha se shumica e shqiptarëve e mbështesin integrimin në BE, por ata duhet të ndërmarrin veprime për të bindur Brukselin.

“Ajo vjen përmes punës së palodhshme e të vështirë të reformave, si dhe të dialogut të gjerë dhe intensiv me të gjithë shoqërinë”, tha Hahn në një fjalim.

Presidenti Ilir Meta, tha këtë javë gjatë një vizite në Itali se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është ende opsioni i vetëm i mundshëm për rajonin që të mos rrëshqas në konfliktet etnike të së kaluarës. Ai tha se Shqipëria shpreson në një vendim të Brukselit për të nisur negociatat e pranimit sa më parë që të jetë e mundur në funksion të zbatimit të reformës së sistemit të drejtësisë dhe mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare pa probleme.

Meta shtoi se një perspektivë e BE-së garanton paqe dhe prosperitet për Shqipërinë dhe gjithë rajonin dhe nëse procesi i integrimit në BE do të dështonte, vendet e Ballkanit Perëndimor do të ktheheshin në rrugët e së kaluarës, të shënuara nga nacionalizmi dhe konfliktet dypalëshe.

Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?