Astrit Patozi: Autori i batutës nuk pranon të identifikohet

Deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka vijuar edhe sot komentin me autorin e batutës në për garën në PD.

Dje, në rrjetin social Facebook, Patozi shkroi se një miku i tij e ka përmbledhur në pak fjalë farsën që po ndodh në PD. “Një miku im i paangazhuar në politikë më shkruante dje në WhatsApp: “Partia Demokratike e ka gjetur njeriun që e fiton gjithmonë garën brenda partisë. Tani i duhet të gjejë edhe një tjetër që të fitojë garën me partitë e tjera.”  Emrin e autorit nuk po e them sot për dy arsye. E para, se nuk e kam marrë lejen e tij dhe nuk e di nëse kjo do t’i pëlqejë. Por më kryesorja, se kam frikë që kjo mund të ndikojë për të prishur paanësinë deri tani perfekte të Komisionit të Jemin Gjanës”,- shkruan Patozi.

Pas këtij postimi, dje dhe sot, Patozi ka marrë shumë kërkesa nga demokratët për t’i treguar se kush është emri i autorit të batutës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja çfarë shkruan Patozi: “Sot hënga drekë me autorin e batutës së djeshme. Jo për atë shkak, por se ashtu qëlloi dhe na u përputhen “agjendat”. Përfitova nga rasti dhe e pyeta, nëse mund ta bëja publik emrin e tij, tani që rezultoi se gjetja ishte e suksesshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kam pasur kërkesa të pafundme nga anëtarë dhe figura të Partisë Demokratike, që janë kuriozë të dinë se kush ishte autori i batutës, i thashë unë. Por ma preu shkurt: “Ore, të mos merren për të më gjetur mua ata, se nuk ka rëndësi fare, por të gjejnë njeriun që fiton garën me partitë e tjera, se ai është hall.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?