Astrit Patozi flet publikisht: Nuk kandidoj për kryetar të PD, ja arsyet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patoszi, ka folur për herë të parë për garën e hapur e hapur brenda PD për zgjedhjen e kreut të ri.

Patozi tha publikisht se nuk do të kandidojë për kryetar të PD, duke dhënë dy arsye të forta për këtë vendim.

Së pari, ish-deputeti i lënë jashtë nga Luzim Basha tha se PD nën drejtimin e këtij të fundit është gati të hapë një farsë elektorale që nuk ka garë të ndershme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë sigurisht që e kam lexuar me vëmendje këtë dhe sot kam një vendim. Unë nuk do të kandidoj për kryetar të Partisë Demokratike për këtë kam dy arsye, që janë shumë të forta. Unë nuk do kandidoj për shkak se PD sot nën drejtimin e Bashës është bërë gati që të hapë një fars elektorale që nuk ka asnjë garë të ndershme. Basha në shkelje të rëndë të statutit ka bërë dy akte që e hodhi në erë garën. Akti i parë ngrirja e funksionit të tij, akti i vetëngrirjes nuk është kat vetëpendimi. Basha minimalisht duhet të jepte dorëheqjen dhe pastaj të shihte mundësinë e rikandidimit”, tha Patozi në “Opinion”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?