Astrit Patozi kundër djegies së mandateve: Vetëvrasje për PD

Ish-kryetari i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi, shprehet se kundërshtari duhet të mundet në betejë. Kjo është përgjigjja për dilemën e lindur në PD pas propozimit të ish-kryeministri Sali Berisha për djegien e mandateve të deputetëve opozitarë, pas zgjedhjes me votë të njëanshme të kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme, Arta Marku.

“Është tregues shumë i qartë i dështimit të partisë demokratike, PD e nisi këtë vit me idenë e bojkotit të zgjedhjeve dhe po e mbyll këtë vit me mundësinë e djegieve të mandateve, pra një lloj vetëvrasje politike. Detyrimi i PD është ta mundin armikun në betejë dhe jo duke vrarë veten se mund të dëmtojë edhe kundërshtarin”, shprehet Patozi.

Është strategjia e tij që të mos ketë një projekt për të ardhmen por thjesht të zgjidhë çështjen e çastit dhe të momentit, në politikë kjo nuk çon gjatë. Ndërsa bashkëpunimin me LSI, ish-deputeti i PD e konsideron të shpejtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“PD nuk kishte asnjë urgjencë që të ndante opozitën, pra pushtetin moral të shoqërisë ta ndante me LSI kaq shpejt ndërkohë që asaj ende nuk i është tharë boja e vendimeve të marra për 8 vjet që ka qenë në pushtet”, thotë Patozi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prej muajsh në tavolinën e kryedemokratit Basha ndodhet një platformë, për të cilën Patozi thotë se nuk ka një përgjigje ende.

“Basha duhet të ketë një përgjigje për ne për dy arsye, e para se Basha është shkaktari i frakturës dhe rënies së rëndë që po kalon PD dhe duhet të ketë një qëndrim reflektues. Nëse Basah mendon se duke e vonuar dhe injoruar përgjigjen e kapërcen problemin është keqkuptim i tij. Sa kohë nuk ka një përgjigje ne kemi mundësi të shprehemi por kjo nuk mund të zgjase për shumë kohë”, thekson Patozi.

Dhënien e nënshtetësisë kryepeshkop Janullatos, ish-nënkryetari i PD e konsideron një vendim normal.

/shqiptarja.com

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?