FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Astrit Patozi: Për sharësit, me dhe pa pagesë…

Në një postim në rrjetin social, Facebook, ish nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi ka reaguar këtë herë lidhur me ata që ai i cilëson “sharës, me dhe pa pagesë”, vullnetarë dhe mercenarë që sipas tij po përdorin kandidimin e tij për kreun e PD për t’i qëndruar afër Lulzim Bashës. Ai thotë se ata duhet t’i dalin krah Bashës në këtë moment të vështirë që të mos ndihet vetëm në dënimin që i ka bërë PD-së.

“Kam mirëkuptim për të gjithë ata kolegë, ish-kolegë, miq, ish-miq dhe asnjëherëtakuar, që po përdorin kandidimin tim si shkas për t’i qëndruar afër kryetarit të vetëngrirë. Dilini në krah në këto momente të vështira, pasi duhet të mos ndjehet vetëm në dëmin, që i ka bërë PD-së. Lehtësojani sadopak ndërgjegjien, duke marrë përsipër një pjesë të mëkatit të tij.
Vazhdoni e bëjeni dhe kini mirëkuptimin dhe nënvlerësimin tim”, shkruan ai, duke shtuar që, “tek kjo “amnisti” nuk përfshihen sharësit me pagesë të kompanisë së posaçme call center, ndonëse qëllimi mund të jetë i njëjtë.
Por një këshillë e kam: thoni ç’të doni kundër meje, vetëm ju lutem bëni kujdes mos përplaseni me njëri-tjetrin, kur të prisni në paradhomë, pasi të keni kaluar skanerin e kunatit.


Mes jush, që e bëni vullnetarisht dhe mercenarëve, që e bëjnë me lekë, juve më dhimbseni me shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Suksese të gjithëve”!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?