Astrit Patozi: Po na tallin me ty o Lul Basha!

Astrit Patozi ka ironizuar fushatën që Lulzim Basha po bën në antarësinë e Partisë Demokratike për të kërkuar rikonfirmimin në krye të saj për një mandat të dytë. Patozi thotë në një status në facebook se me mënyrën se si po e kërkon Basha votën, po i bën demokratët gazi i botës.

Postimi i Patozit

“KËTË MUND TA KISHE KURSYER LULZIM BASHA

Swiss Digital Desktop Reklama

Na ke bërë, realisht, gazin e botës. Sikur të mos mjaftonin talljet e fushatës me barcoleta tepsije dhe me çunin e mirë, që donte të pinte dy nëna apo loja me ngjyrat dhe simbolet tona.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tani në lajme po shohim përditë drejtues dhe deputetë të Partisë Socialiste, që u marrin mendimin njerëzve, pasi u kanë marrë votat, dhe kryetarin tonë, që u kërkon votën atyre, pasi u ka marrë mendimin. 

A thua se ne kemi fituar dhe Edi Rama ka humbur në këto zgjedhje. Këtë, të paktën, mund t’ia kishe kursyer demokratëve Lulzim Basha!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?