Astrit Patozi: Presidenti bëri mirë që e ktheu Ligjin, por….

Nga Astrit Patozi.

Ilir Meta bëri mirë që e ktheu ligjin për teatrin. Nuk po i futem arsyeve kushtetuese dhe juridike, por në finale, kjo qeveri ka nevojë që herë pas here dikush t’ia ndalë revanin e vet, ne atë që çfarë i sheh syri i zë dora.

Edhe sikur presidenti të mos e ketë kthyer fare për këtë shkak, por për të dhënë një mesazh tjetër, ai prapë është një gjest që ia vlen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por problemi është se refuzimi i Ilir Metës është një betejë e vogël, me të cilën nuk mund të quhet e fituar lufta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sepse i bie që ai të ketë shpëtuar vetëm gushtin nga fadromat mbi teatrin, por shtatori vjen gjithmonë shpejt.

Dhe këtë e dinë të gjithë, që nga ai që shpalli sot dekretin, e deri tek punetorët e skenës dhe pastrueset e teatrit.

I vetmi që nuk kupton asgjë në këtë histori është ai që paralajmëron luftë civile, i cili sot pasdite duhet të ketë marrë frymë i çliruar, se te paktën verën mund ta hajë rehat dhe t’i bëjë ku të dojë pushimet.

Kur të kthehet pastaj, ka vetëm dy mundësi: Ose të rrëmbejë armët, ose të hakërrehet prapë, siç bëri me Fatmir Xhafen.

Te cilit i tha se do të kalonte vetëm mbi trupin e tij për të shkuar në zyrë.

Deri tani, Fatmiri ka kaluar vetëm dy herë përsipër…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?