FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Astrit Patozi zbulon detaje nga takimi me Berishën: Për çfarë është i shqetësuar

Deputeti i PD-së, Astrit Patozi në një lidhje telefonike për emisionin ‘Të Paekspozuarit’, është shprehur se Berisha është i shqetësuar për situatën politike që po kalon PD.

Për takimin që ai pati me ish-kryeministri Sali Berisha, Patozi zbuloi vetë disa detaje.

“Kam bindja absolute që Berisha është shumë i shqetësuar për rezultatin e thellë të zgjedhjeve. Unë nuk jap detaje të mëtejshme. Por unë di të them këtë që ne kemi diskutuar si dy demokratë të shqetësuar për PD-në. Nuk ka asgjë të fshehtë për të thënë në këtë mes. Unë nga ana tjetër ruaj etikën e një komunikimi konfidencial. Besoj se nuk ishte një takim familjarë? Thuhet se Berisha është ai që ka një rol kyç në këtë situate? Unë sapo shpreha që në folëm për ringritjen e PD-së.  Unë mendoj që politika është publike. Për sa kohë gjestet dhe akte nuk i takojnë zotit Berisha dhe nuk e tregoj me gisht atë. Për sa kohë është Basha përpara me listat dhe gjera, dhe që janë gjera publike unë nuk dua të diskutoj për thashetheme” tha Patozi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?