FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Audio-përgjimi, PS: Bisedë kafeneje mes miqsh

”Bisedë kafeneje mes miqsh”, e quan PS-ja, audio-përgjimin e Denar Bibës dhe Ledio Biankut. Në një deklaratë për mediat, deputeti i PS-së, Ulsi Manja, akuzoi PD-në.

”Dje, prova që opozita preku fundin. Denar Biba, mik i Ledio Biankut, u zbulua pas 4 vitesh nga Basha si i dërguar i qeverisë për shantazh. Opozita e sotme, dje në pushtet, e di shumë mirë çështjen e pronave dhe detyrimet e qeverisë shqiptare, sipas vendimit-pilot të Gjykatës së Strasburgut. Qeveria e PD-së nuk bëri asnjë hap për rekomandimet e Gjykatës së Strasburgut. PD ende nuk ka dhënë llogari për katrahurën me pronat në Shqipëri dhe gjen guximin për të kërkuar llogari për një bisede në kafe mes miqsh”, tha Manja.

”Basha po zhytet thellë e më thellë në ujin e ndenjur ku e ka futur opozitën shqiptare. Na ka zënë taksirati që kur Basha ka marrë detyrën e specialistit të audio-përgjimeve”, shtoi deputeti i PS-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?