Avokati i Popullit paralajmëron administratën: Mos u përfshini në fushatën zgjedhore

Avokati i Popullit, Igli Totozani ka ‘paralajmëruar’ administratën që kjo e fundit mos të përfshihet në zgjedhje.

Kështu në vijim të paketës së rekomandimeve për procesin e zgjedhjeve parlamentare në vend, i është drejtuar të premten ministres së Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito dhe të gjithë kryebashkiakëve në vend, ku i kërkon të marrin masa për mospërfshirjen e punonjësve të administratës qendrore dhe vendore në fushatë elektorale, gjatë orarit zyrtar të punës.

Në rekomandimin e tij Totozani thotë se në rast se do të konstatohen raste konkrete do të kërkohet marrja e masave disiplinore në përputhje me dispozitat e Kodit të Punës apo të Nëpunësit Civil, ndaj atyre punonjësve që anashkalojnë detyrat dhe misionin e tyre të ngarkuar nga Kushtetuta dhe ligji.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?