FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balla dënohet për shpifje: Ishte gjyqtari i Shkëlzenit

 

Gjykata e Apelit në Tiranë ka dënuar deputetin socialist, Taulant Balla për shpifje.

Ai ishte paditur nga djali i ish- kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjykata la në fuqi vendimin e Gjykatës së Parë dhe ia përgjysmoi gjobën Ballës nga 2 në 1 milion lekë të reja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas lajmit reagoi edhe Shkëlzen Berisha.

“Kjo e fundit do të thotë që speciet politike të cilat ushqehen duke shpifur për të tjerët dhe madje arrijnë të ngjiten deri në tempullin e parlamentit, nuk mjafton të shpallen fajtorë thjesht për kundravajtje penale kur shpifin; ato duhet të dënohen për krimin penal të shpifjes, siç ndodh në vende shumë më të zhvilluara se Shqipëria. Prandaj, kjo betejë nuk mbaron sot dhe nuk mbaron me këto gjyq.

Sepse kjo nuk është nje betejë ligjore me nje shkretan që jeton me përsheshin e politikës së llojit më të ulët, por është një betejë kulturore kundër vetë politikës së këtij lloji! E cila ka ndotur si mos më keq çdo rrugë të komunikimit publik e qytetar në Shqipëri për 25 vjet rresht dhe është bërë shembulli më i turpshëm i komunikimit për rininë e këtij vendi,” tha Berisha.

Kurse Balla tha se do vazhdojë betejën e tij në Gjykatën e Lartë, ndërsa akuzoi se gjyqtari që dha vendimin, Shkëlqim Mustafa, është emëruar në këtë post nga Shkëlzen Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?