Balla: Fabrika e bitumit në Balldre po helmon banorët

Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka qenë sot në fshatin Balldre të Elbasanit, ku edhe njëherë i është bashkuar shqetësimit të banorëve për ndotjen e shkaktuar nga fabrika e bitumit dhe e përpunimit të naftës R.B.H Bejlin, që operon në këtë zonë prej disa muajsh.

Një shqetësim i tillë u ngrit edhe më herët; dhe Balla pasi kontaktoi me drejtuesit e kompanisë, mori prej tyre premtimin që puna do të ndërpritej deri në marrjen e të gjitha masave për të garantuar mbi të gjitha shëndetin e banorëve përreth.

Por duket se kompania i është rikthyer punës pa marrë asnjë masë, dhe nga ana e institucioneve kompetente nuk është bërë asgjë. Nisur nga kjo, deputeti Balla ka bërë edhe një herë publik shqetësimin e banorëve, duke premtuar se do ta ndjekë atë deri në fund.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam marrë një ankesë të banorëve të kësaj zone; është një shqetësim që ne e kemi ngritur edhe para disa kohësh. Pati një ndërprerje nga ana e rafinerisë dhe përsëri këto lëndë të dukshme, të dëmshme kanë filluar të rrjedhin në mënyrë të pakontrolluar në kanalet vaditëse, në një zonë bujqësore të rrethinës së Elbasanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë jam shumë i shqetësuar për këtë çështje. Patëm marrë një garanci nga ana e drejtuesve të kompanisë, por nuk kemi ende një fillim të mbajtjes së fjalës së dhënë nga ana e tyre, sepse u angazhuan që lëndët që derdhen të administrohen në një tubacion, ku edhe të filtrohen, sipas standarteve europiane.

Unë do ta ndjek këtë çështje me qëllim që ky shqetësim i banorëve të marrë një zgjidhje”- u shpreh deputeti Balla.

Banorët nga ana e tyre edhe një herë shprehën shqetësimet që sjell derdhja e mbetjeve të kësaj fabrike në kanalet vaditëse, por edhe era e rëndë e cila, sipas tyre, e bën jetesën në këtë zonë shumë të vështirë.

“Është një fabrikë e përpunimit të naftës, e cila është komplet kanceroze. Nuk flemë gjumë, nuk mbushemi dot me frymë, jemi shumë të rrezikuar. Të gjitha ujërat e fabrikave, edhe asaj të naftës derdhen komplet në kanalin vaditës. Për shkak të kësaj, i gjithë fshati nuk vadit dot.”

“Jemi shumë tmerr këtu, nuk marrim dot frymë. Zgjohesh në mëngjes dhe era e naftës është e padurueshme.”

“Futet tymi në shtëpi, nuk mbushemi dot me frymë. Problemi më madhor është fabrika e naftës”- u shprehën disa prej banorëve të zonës.

Nga kjo ndotje janë prekur qindra banorë të fshatrave Vidhas, Balldre dhe Bradashesh si dhe tokat e tyre bujqësore, që thuajse kanë dalë jashtë përdorimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?