Balla: Fokusi ynë në mandatin e dytë qeverisës do jetë edhe krijimi e vendeve të punës

Ndalesa e radhës e kryesuesit të listës së PS në qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 25 Qershorit, ishte Peqini. I shoqëruar nga kandidatët për deputetë Anastas Angjeli dhe Edmond Xhoni, Balla zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë që votojnë për herë të parë në këtë qytet.

 Duke u ndalur  tek situata politike në vend dhe pjesëmarrja e PD në zgjedhje, Balla u shpreh se beteja e 25 qershorit i ka të gjithë lojëtarët në fushë.

“Kishim disa lojëtarë të mbyllur në çadër, nuk e di a do të jenë të përgatitur për një betejë siç ju ka hije. Gatishmëria jonë ishte për t’u dhënë atyre mundësinë që të shkojnë në zgjedhje, megjithëse kërkesat e tyre ishin qesharake, tre muaj në cadër për të kërkuar shtyrjen për 1 javë të zgjedhjeve. Unë jam shumë i gëzuar që ka qëlluar që dita e zgjedhjeve është ditë Bajrami dhe për ne besimtarët që e festojmë dhe të gjithë shqiptarët le të jenë dy festa në një ditë, edhe festa e Bajramit të Madh edhe  festa e fitores së madhe të PS”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke u ndalur tek akuzat e PD për përfshirje të administratës në fushatë, Balla u përgjigj:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk ka ndodhur dhe nuk do të do të ndodhë në asnjë ditë të fushatës. Ne nuk jemi si ata, jemi shumë më ndryshe se ata. Nuk kemi asnjë lloj frike nga vota e popullit dhe nuk e di pse PD kishte frikë dhe ka nga vota e popullit. Kërkesa për të shtyrë zgjedhjet në tetor apo nëntor ishte një kërkesë që buronte vetëm nga frika që PD kishte nga vota e popullit. Këto zgjedhje duhet të jenë zgjedhjet më të mira dhe me standarde më të larta për të mos krijuar asnjë problem në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Më shumë se këdo tjetër BE është një ëndërr e të rinjve, 90 % e të rinjve shqipatrë janë sot mbështetësit kryesorë të antarësimit të vendit në BE.

Në përfundim të fjalës së tij, Balla tha se përsa i përket punësimit në katër vitet e ardhshme qeveria do të jetë e fokusuar  në krijimi e vendeve të punës, sidomos për të rinjtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?