Balla: Hajdaraga i ka dhënë PS, kontribut në formësimin e saj si forcë socialdemokrate europiane

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherësh dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore në nder të Prof.Dr Luan Hajdaragës, e cila u zhvillua në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës në Maqedoni.

Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të shqiptarëve të Maqedonisë, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ish-Kryeparlamentari, Namik Dokle, deputeti Anastas Angjeli, kryetarët e bashkive Elbasan, Pogradec dhe Strugë si dhe mjaft personalitete të tjera të politikës shqiptare dhe të shqiptarëve në Maqedoni.

Në fjalën e tij, Balla tha se Luan Hajdaraga i ka dhënë PS-së një kontribut vyer në formësimin e saj si një forcë socialdemokrate europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Luan Hajdaraga i dha Partisë Socialiste një kontribut të vyer në formësimin tonë si një forcë socialdemokrate europiane. Ai vendosi gjithashtu një urë të fortë komunikimi dhe bashkëveprimi me shqiptarët që jetojnë në këtë anë të kufirit, sepse vetë origjina e tij ishte nga këto vise. Do ta kujtojmë Luanin si një nënkryetar partie të zot në vitet e vështira të opozitarizmit 92-97, Ministër Mbrojtje gjatë luftës së Kosovës, në diplomacinë shqiptare dhe si koordinator i këshillit të të urtëve për ne brezin më të ri në drejtimin e Partisë Socialiste”,-deklaroi Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?