Balla: Kuvendi është legjitim me 71 deputetë. Ish-deputetët e PD, grup halabakësh

Nuk janë të paktë zërat që shprehen se Kushtetuta njeh vetëm Kuvendin me 140 deputetë, numër i cili duket i pamundur që të arrihet pas ezaurimit të kandidatëve nga listat e PD-LSI.

Por për kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, Kuvendi është në situatë normale duke filluar nga 71 deputetë, pasi siç shprehet ai Kushtetuta flet për funksionalitet të Kuvendit dhe jo për numër anëtarësh.

“Situatë normale në Kuvend është me 71 deputetë. Kushtetuta flet për funksionalitet të Kuvendit dhe jo për numër anëtarësh. Kuvendi nis punimet me 71 anëtarë, vendime merren edhe me 84 vota dhe me 94”, u shpreh Balla në Top Channel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një grup halabakësh, i cilëson, Taulant Balla, 6 ish-deputetët e PD, të cilët janë nën hetim për dhunë ndaj efektivëve të policisë brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë Tiranë, më 16 shkurt.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në asnjë vend të botës nuk mund të tolerohet që 6 halabakë, të hyjnë në Policinë e Shtetit të dhunojnë punonjësit e policisë dhe madhe të kenë edhe kohë që të dalin në konferenca shtypi dhe të ridhunojnë qoftë Policinë e Shtetit e të dëmtojnë qoftë imazhin e dhunuar të Shqipërisë”, u shpreh Balla.

Më tej, ai ka edhe një apel, të cilin e jep si qytetar i thjeshtë: “Apeli im si qytetar është se shteti duhet të funksionojë njësoj. Imagjinoni sikur këtë gjë ta bënte një qytetar i thjeshtë do të ishte pas hekurave”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?