FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balla: Ligj për dekriminalizimin, jo persona me precedentë në administratë

Partia Socialiste ka mbledhur strukturat e saj në qarkun e Elbasanit. I pranishëm në mbledhje ka qenë kryetari i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi dhe koordinatori i Elbasanit dhe Korçës, deputeti Taulant Balla.

Mbledhja e strukturave të PS­-së është zhvilluar me dyer te mbyllura. Mësohet se gjatë këtij takimi deputeti Balla ka deklaruar gjatë kësaj mbledhjeje së së shpejti Shqipëria do të ketë një ligj që do të pengojë angazhimin në poste drejtuese të personave me rekorde kriminale.

“Takimi me strukturat e PS-­së ka të bëjë me komunikimin tonë me qytetarin. Ne jemi pranë njerëzve jo vetëm për fushata zgjedhore. PS-ja është në një proces ristrukturimi dhe ftoj çdo të ri të bëhet pjesë e partisë më të madhe në vend", tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa në lidhje me procesin e dekriminalizimit Balla tha se së shpejti Shqipëria do të ketë një ligj që do të pengojë angazhimin në poste të larta drejtuese të personave me rekorde kriminale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?