Balla në Londër: Të garantohet vota e shqiptarëve jashtë vendit
Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla që prej ditës së djeshme ndodhet në Londër për një vizite pune.
Gjatë kësaj vizite Kryetari i deputeteve socialiste po zhvillon një sere takimesh në Parlamentin e Mbreterise se Bashkuar dhe një takim me emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Londër.
“Detyrim i klasës politike shqiptare që për zgjedhjet politike të 2021 të garantojë votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Kam besim se Paketa aktuale e Reformës Zgjedhore do të miratohet brenda Krishtlindjeve,” tha Balla.
Takimi i parë ishte në Parlamentin Britanik me deputetët Madeleine Moon njekohesisht Presidente e Asamblese Parlamentare te NATO-s, Martin Vickers deputet i Partisë Konservatore dhe John Groghan i cili kryeson edhe Grupin për Shqipërinë në Parlamentin britanik.
Balla dhe delegacioni që e shoqëron u pritën në një takim edhe nga deputeti Khalid Mahmood i cili është edhe Ministër Hije për Europën në Partinë Laburiste. Po ashtu një takim tjetër ishte me deputeten Margaret Hodge si dhe me Drejtoreshën e Fondacionit Westminister, i cili pritet të hapë së shpejti një prezencë të veten në Shqiperi.
Temë e bisedimeve ishte ecuria e reformave në Shqipëri, roli konstruktiv i Shqipërisë në Ballkan dhe rruga e anetarësimit të Shqipërisë në BE, integrimi i komunitetit të madh shqiptar tashmë në Britani, bashkëpunimi mes dy vendeve, mes Scotlandyard dhe Policisë së Shtetit, në luftën kundër krimit të organizuar etj.

Gjate takimit u diskutua mbi marredheniet mes Shqiperise dhe Mbreterise se Bashkuar dhe per nevojen e intesifikimit te shkembimeve tregtare dhe prezences me te madhe te kompanive britanike ne Shqiperi. “Jo vetem ne sektorin e turizmit, por edhe ne porte, industrine nxjerrese dhe perpunuese te mineraleve dhe ate te naftes, ne bujqesi etj Shqiperia ofron nje portofol te pasur per sipermarrjet britanike. Jemi i vetmi vend ne Europe qe kemi TVSH 6% ne turizem, po ashtu edhe incentiva te tjera qe e bejne Shqiperine nje destinacion terheqes por edhe te sigurte per investime ne turizem”.
Gjithashtu si Sekretar i Pergjithshem i Partise Socialiste ne kuader te aksionit te ndermarre nga socialistet “E gjithë vëmendja për Ju” zhvilloi edhe nje takim me shqiptare qe jetojne ne zonen veriore te Londres.
Gjate ketij Takimi Balla u shpreh se eshte detyrim i klases politike shqiptare qe per zgjedhjet politike te 2021 te garantoje qe edhe ju qe jetoni e punoni ketu ne Londer, Britani apo kudo jashte Shqiperise te keni mundesi te votoni. Une besoj qe Paketa aktuale e Reformes Zgjedhore e cila permbledh rekomandimet e OSBE/ODIHR ne 3 raportet e fundit do te miratohet para krishtlindjeve, sepse sic e dini zgjedhjet vendore jane dekretuar tashme me 30 qershor. Faza tjeter pas perfundimit te rregjistrimit te shqiptareve jashte territorit duhet te jene ndryshimet ligjore per ti hapur rruge votimit tuaj ne vitin 2021.






KOHA JONË SONDAZH

