Balla njëlloj si Prokuroria: Procedim dhe përjashtim për deputetët. Asnjë fjalë për vjedhjen e kartave

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla ka dalë në një konferencë për mediat pak minuta pasi Prokuroria dhe Policia e Shtetit njoftuan procedimin penale për 10 deputetë të opozitës. Me të njëjtën listë emrash që kishte prokuroria para mediave u paraqit edhe Taulant Balla. Ndërsa Prokuroria kërkoi procedim penal, Balla kërkoi përjashtimin e deputetëve nga punimet e Kuvendit.

Përmes një deklarate për median Balla e ka cilësuar dramatike situatën dhe deklaroi se PS së bashku me ekspertë të fushës do të vlerësojë atë që ndodhi dje, ku deputetët e opozitës krijuan një situatë të jashtëzakonshme.

Më tej Balla tha se deputetët e PD dhe LSI goditën me tymuese në Kuvend dhe kjo është vepër penale. “Situata dje në Kuvend ishte dramatike. Brenda 48 orëve Byroja duhet të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën. Detyra e deputetit është liria e fjalës dhe ushtrimit të detyrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

PS po përgatit një material për hapat që do të ndërmarrë. Përgëzojmë hapat e marra nga Policia e Shtetit. Ruajtja e rendit është detyrë e Gardës. Momenti i votimit është solemn.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rast i paprecedentë ai i djeshmi, ushtruan dhunë ndaj Ulsi Manjës, ashtu si dhe në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë. Kanë goditur Kuvendin deputetët e PD dhe LSI dhe kjo është vepër penale. Ne bashkë me ekspertë të fushës do të vlerësojmë situatën, edhe pse presim ndjesë nga PD dhe LSI për situatën e djeshme”, tha Balla.

Po dje Balla u akuza nga PD dhe LSI për vjedhjen e kartave të votimit të deputetëve që nuk ishin në seancë (shih foton më poshtë). Një vepër e tillë e bënë votimin e prokurores të pavfshme, por është edhe  e dënueshme ligjërisht. Ndërkohë që falënderoi prokurorinë për padinë ndaj opozitës, Balla nuk përmendi në asnjë rresht vjedhjen e kartave nga ana e tij.

Taulant Balla duke marrë kartat e votimit të deputetëve të opozitës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?