Balla: Nuk do të zhgënjejmë besimin që na dhanë qytetarët në 25 qershor
Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla, gjatë turit të dëgjesave me qytetarët u ndal në komunën Hotolisht të Librazhdit. Balla u shpreh se qytetarët me votën e tyre i dhanë besimin Partisë Socialiste për të bashkëqeverisur me ta, ndaj dhe ky besim nuk duhet të shkelet kurrësesi nga asnjë prej përfaqësesve të saj. “Ne kësaj radhe kemi marrë një mandat, ku kemi besimin e madh të njerëzve dhe nuk duam kursesiqë ky besim të kthehet në zhgënjim. Që ne ta ruajmë këtë besim, duhet që të bashkëqeverisim bashkë me njerëzit; të bashkëqeverisësh bashkë me njerëzit është që t’i pyesësh, t’u marrësh mendime, të ta thonë edhe njerëzit troç se ku e ke gabimin. E Këtë lloj praktike ta ruajmë në mënyrë graduale”.
Qytetarët e pranishëm në këtë takim shprehën problematikat kryesore të kësaj zone siç janë mungesa e ujit të pijshëm, rruga, problemet me çertifikatat e tokës etj.
“Komuna ka qenë gjithmonë e djathtë. Kanë dalë nga ai fshati jonë atje rreth 50, ndërsa ne që jemi vendalinjë aty nuk kemi ujë të pijshëm sot. E sollën pusetën atje dhe kur pyeta dhe më thanë që janë 370 mln, i bie ta çosh këtë ujin tonë në Bërzhezhtë ta sjellësh prap mbrapsht e të ma sjellësh mua ujin me rubinetë tek shtëpia. Jo ajo puseta jonë me ato tuba dhe thotë ta prura ujin tek shtëpia. Pse ashtu sillet uji!”
“Votuam të gjithë që të kemi shtet, të kemi punë, të kemi mirëqenie. Ne duam shtetin të na mbroj nga shëndetësia, të na mbroj nga plehrat kimike, të na mbroj nga pesticidet që i marrim të skaduara, të na mbroj nga farat e nga të gjitha.”
” Fshati ynë ka problem më kryesor rrugën”.
” Uji i pijshëm tek ne është kryesori”.
” Ligji 7501 nuk zbatohet as në administratën e komunës, as në Bashki dhe as në një vend. Edhe për hipotekat kam ndenjur 6 muaj që kam marrë letrat përditë tek zyrat qëkam marrë letrat. Do t’i japim sot, do t’i japim nesër, nuk i ka firmosur përgjegjësi, nuk i kemi bërë gati, 6 muaj”.
KOHA JONË SONDAZH

