FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balla: Nuk ka Sali e Lule që mund t’i heqë të drejtën popullit të votojë më 18 qershor

Deputeti socialist Taulant Balla, njëkohësisht i pari i listës së kandidatëve për deputetë ka deklaruar prerazi nga Elbasani se zgjedhjet janë më 18 qershor dhe se nuk ka njeri që ia heq të drejtën popullit të votojë më 18 qershor.

“S’kam gjetur një njeri që të thotë nuk e duam reformën në drejtësi. Përkundrazi, socialistë e demokratë na kanë thënë miratojeni… Betohen e stërbetohen se nuk do ketë zgjedhje.

Zgjedhje në 18 qershor ka. Populli shqiptar e ka këtë të drejtë dhe nuk ka parti politike dhe nuk ka Lule e Sali që mund t’i heqë të drejtën popullit”, deklaroi ndër të tjera Balla, duke shtuar se ‘Nuk ka kohë për të humbur’.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ata të çadrës nuk i lidh asgjë me hallet që ka sot Elbasani. Ne të dashura motra dhe nëna përulemi para jush.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sigurisht ne donim të bënim më shumë për punësimin, por duhet të dini se ka vetëm një parti që mendon për motrat dhe nënat. Nënat duan shtet, mirëqenie. E për PS kjo është një nga binarët kryesorë të punës sonë”, deklaroi Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?