Balla: Pas 18 qershorit Shqiptarët do të hapin një histori të re

Ndalesa e radhës e kryesuesit të PS në qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 18 Qershorit, Taulant Balla ishte Belshi, ku zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e Njësisë Administrative Grekan.
Balla tha se 18 qershori jo vetëm do të çojë përpara reformën në drejtësi, por vendi do të ketë edhe një opozitë të re pas kësaj date.

“Këto zgjedhje nuk janë zgjedhje si përherë, por përpara të gjithëve nesh shtrohet një sfidë e madhe. Kemi përpara mundësinë t’i japim fund këtyre 25 viteve me një sistem tërësisht të kalbur drejtësie dhe të fillojmë një rrugë të re.

Jo republikën e re, sepse atë se beson njeri. Nëse pas 18 Qershorit do të ketë diçka të re, unë jam i bindur që  do të ketë një opozitë të re dhe ka shumë  nevojë që të këtë dhe një PD të re”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej Balla u shpreh se Shqiptarët do të hapin një histori të re përsa i përket sistemit të Drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?