FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balla prezanton kandidatin në Prrenjas: Qytetarët do kenë një derë për të trokitur

Deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla deklaroi sot se Prrenjasi dhe Qukësi do kenë një zë më të fortë në Parlamentin Shqiptar, ndërsa ka mbështetur kandidatin për deputete të PS-së, Nure Belba.

Në një postimi në Facebook, Balla në vijim shprehet se “Nure Belba e meriton të jetë zëri i qytetarëve të tij, qytetarëve të cilëve u ka shërbyer me përkushtim për shumë vite. Tashmë banorët e Qukësit do të kenë gjithmonë një derë për të trokitur dhe dera e Nure Belbës do të jetë gjithmonë e hapur”.

“Shumë është bërë, akoma më shumë mbetet për t’u bërë për #ShqipërinëQëDuam🇦🇱🇪🇺…”, shkruan Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?