Balla: PS ka nevojë që timonin e qeverisë ta ketë e vetme

Drejtuesi politik i PS për zgjedhjet e 25 Qershorit në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla i shoqëruar nga deputetja, Evis Kushi zhvilluan një takim elektoral në lagjen “Vullnetari” të qytetit të Elbasanit.
Në bashkëbisedimin që zhvilluan më banorët e pranishëm në këtë takim,  ato i njohën me reformat e qeverisë Rama si dhe projektet për katër vitet e ardhshme, sidomos përsa i përket qarkut të Elbasanit.
Duke u ndalur tek rëndësia e zgjedhjeve të 25 Qershorit, Balla tha se do të dënohet çdokush që cënon ligjshmërinë e tyre:
“Dua tju them të gjithë atyre që guxojnë dhe vazhdojnë ende të kërkojnë karta identiteti, të ofrojnë para në shkëmbim të votës që dënohen deri në 5 vjet burg. Mos ja jepni kartën e identitetit askujt, mos lini askënd tju vjedhë ju identitetin tuaj. Ç’janë këta more që kanë marë peng vende të caktuara dhe duan që të mbajnë peng identitetin e shumë njerëzve, të cilëve u kërkojnë karta identiteti. Nuk jepen ato janë të dhëna personale. Unë jam shumë i prerë në këtë pikë sepse e di fare mirë që për Shqipërinë zgjedhjet e 25 Qershorit janë zgjedhjet më të rëndësishme të këtyre 25 viteve. “
Balla tha se Shqipëria do ndahet një herë e mirë nga historia e zgjedhjeve të kontestuara dhe në 25 Qershor Basha do të dalë të urojë PS për fitoren. Në fund të fjalës së tij, edhe një herë Balla u shpreh qartë se PS ka nevojë që timonin e qeverisë ta ketë e vetme, në mënyrë që Reformat të ecin përpara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?