Balla: Vetingut po ecën me ritme shumë të mira

Socialdemokratët e asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës e vlerësojnë të suksesshme reformën në sistemin e drejtësisë shqiptare. Megjithatë, kreu i grupit të të majtëve në asamble, tha në konferencën për shtyp me shefin e deputetëve socialiste Balla, se mbetet ende për të bërë.

“Shikoj progres dhe rezultate të reformës në drejtësi. Duhet të ecet përpara me konsolidimin e reformës dhe ecjen përpara të integrimit europian. Është sinjal i mirë si është punuar me reformën në drejtësi, por ka ende për të bërë dhe të ecet përpara me reformën në sistemin e gjyqësorit. Duhet të bindim vendet anëtare për ecjen përpara të Shqipërisë në procesin e integrimit. Është shumë e rëndësishme të punohet për reformën zgjedhore, bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR”,- tha Frank Schwab.

Sekretari i PS Taulant Balla tha se “procesi i vetingut po ecën me ritme shumë të mira. Reforma në sistemin e drejtësisë ka qenë një ndër kriteret kryesore, që Shqipëria duhet të përmbushte, për të ecur përpara në integrimin europian. Pas rezultateve konkrete, Këshilli Europian vendosi nisjen e negociatave për anëtarësim qershorin e ardhshëm”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?