Balla: Vetting-u prodhon vakanca, mjerë ata që nuk e paskan ditur çfarë kanë votuar
Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit u shpreh se opozita vijon të bëjë të paditurin. Thuajse dy vitë më parë 140 vota u bënë bashkë për votimin e paketës kushtetuese të Reformës në Drejtësi, por sot opozita ankohet për sistemin e drejtësisë dhe thotë që sot kemi vakanca në Gjykatën Kushtetuese apo në Gjykatën të Lartë.
“Përse e bëmë ne Vettingun, që të qëndorinin ata që ishin? Kush nuk e ka ditur që Vettingu do të prodhonte vakanca, nuk e paska ditur çfarë ka votuar sot e dy vite në këtë seancë? Vettingu i prodhoi vakancat dhe kush është kundër plotësimit dhe vijimit të vitit shkollor nga magjistratura, sigurisht që është duke votuar kundër vetvetes për atë që ka votuar dy vite më parë”, deklaroi Balla.
Ndërsa lidhur me votimin e ndërtimit të Teatrit të ri, Balla është shprehur se kjo çështje është sqaruar me fakte dhe argumenta. “Nëse ende ka mbetur ndonjë dyshim rithem edhe njëherë që nëse ka një faj për këtë çështje, i gjithë faji i takon deputetëve të caktuar nga krahu i opozitës, të cilët janë munduar të bëjnë një rreng ndaj deputetit Robert Bitri”, shtoi me tej Balla.
Deklarata e plotë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Unë mendoj se publikisht kjo çështje është e sqaruar. Aq mirë është sqaruar saqë nëse ka një faj për këtë çështje, i gjithë faji i takon deputetëve të caktuar nga krahu i opozitës, të cilët janë munduar të bëjnë një rreng ndaj një deputeti që ka qenë pjesë e atij grupi dhe që prej pak kohësh është vetëdeklaruar si deputet i pavarur në Kuvendin e Shqipërisë, bëhet fjalë për deputetin Robert Bitri.
E gjithë kjo çështje është sqaruar dhe sa kohë që është e sqaruar mua më vjen shumë keq që opozita vetëm dy ditë pas vizitës së komisionerit Hahnn në Shqipëri dhe thirrjes së Këshillit Europian që opozita të mos bojkotojë kuvendin, opozita i përgjigjet me të njënjtën gjuhë. Por ndërkohë pavarësisht bojkotit të opoztës, qeveria ka filluar punën intensive parapërgatitore për hapjen e negociatave.
Siç e dini sot në seancën e Kuvendit të Shqipërisë ka përsëri dy pr/ligje të rëndësishme të cilat kërkojnë një mazhorancë të cilësuar. Jo vetëm propozimi i z. Ndreu që i vjen në ndihmë shqiptarëve, të cilët jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë por përdorin lejet e drejtimi të vendeve prej nga vijnë, mezi presin që ne ta votojmë këtë ndryshim që kërkon shumicë të cilësuar.
Përveç kësaj kemi dhe një pr/ligj mjaft të rëndësishëm. Këtu po risjell në vëmëndje kërkesën e ardhur nga komisioneri Hahnn drejtuar opozitës, që nuk kanë asnjë arsye të qenësishme që përmes një bojkoti të shpikur për një çështje që nuk ekziston, të bllokojnë votimin në Kuvend, shtyrjen qoftë edhe me një vit dhe këtu jam i gatshëm të bëj një propozim në emër të Grupit Parlamentar të PS-së drejtuar opozitës, e në mënyrë të veçantë LSI-së, të cilët e kanë bashkëvotuar me ne këtë draft që është gati, të mos ta shtyjmë për dy vjet, ta shtyjmë vetëm për një vit, vetëm për vitin shkollor të Magjistraturës për 2018-2019 për të pranuar 50 djem dhe vajza ekselentë në drejtësi për të vijuar karrierën e tyre në profesionin që sot është më i nevojshmi dhe më i dobishmi për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri, sikurse është Magjistratura, sepse do të jenë këta Magjistratë të rinj, qofshin gjyqtarë apo prokurorë që do të plotësojnë këto vakanca që Vetting-u po krijon me të drejtë. Dhe kush ankohet, sikurse dëgjova këtu deputetin Fatmir Mediu që ankohet për sistemin e drejtësisë dhe që thotë që sot kemi vakanca në Gjykatën Kushtetuese apo në Gjykatën të Lartë.
Përse e bëmë ne Vettingun, që të qëndorinin ata që ishin? Kush nuk e ka ditur që Vettingu do të prodhonte vakanca, nuk e paska ditur çfarë ka votuar sot e dy vite në këtë seancë?
Për tre ditë bëjmë dy vite nga momenti që kemi votuar me 140 vota nga kjo sallë paketën kushtetuese të Reformës në Drejtësi. Vettingu i prodhoi vakancat dhe kush është kundër plotësimit dhe vijimit të vitit shkollor nga magjistratura, sigurisht që është duke votuar kundër vetvetes për atë që ka votuar dy vite më parë.
Duke shpresuar që kolegu im i nderuar zoti Spaho nuk do vijë më të mbajë vjershën e radhës në Kuvendin e Shqipërisë, se në seancën e datës 5 korrik paska ndodhur hataja më e madhe për demokracinë në këtë vend, sikurse bëhet fjalë për votimin që siç e dimë sekretariati ku merr pjesë edhe opozita ka votuar për këtë çështje dhe ka marrë vendim përfundimtar. Vendimi i sekretariatit është rekomandim drejtuar Kryetarit të Kuvendit dhe në fund të fundit Kryetari i Kuvendit është shprehur me një vendim të bërë publik në seancën e shkuar.
Së fundmi dua të falenderoj sot opozitën që ishte në një moment të rëndësishëm përkujtimor për një figurë të rëndësishme të opozitës sikurse është Pjetër Arbnori, por nëse do të ishte Pjetër Arbnori sot gjallë, do të ishte mirë që të ndiqnim sado pak edhe mendimet e vyera të tij e Partia Demokratike do të ishte sot në sallën e Kuvendit.
KOHA JONË SONDAZH

