Balliu: Komisioni i shpifjes për Presidentin
Nga Klevis Balliu –
Ajo çka bëri dje Parlamenti fallco, është ngritja e një komisioni fallco hetimor. Në fakt ai është komisioni i shpifjes ndaj Presidentit.
Çdo ditë do shihim deputetë që kanë dalë në përgjimet e BILD dhe deputetët e emëruar nga qeveria e dalë nga vjedhja e votës që u faktua tek përgjimet e BILD që hedhin baltë mbi figurën e kreut të shtetit.
Në komision në fakt do të shikoni se si do të shpifet kundër Kreut të Shtetit.
Pse e them këtë?
Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shkarkojë Presidentin dhe këtë e konfirmuan dhe vetë deputetët e mafies publikisht, atëherë pse duhet ky komision kur ska gjykatë?
Komisioni duhet për dy arsye.
E para që të shpifin dhe të nxjerrin vrer ndaj institucionit të vetëm që ska kapur qeveria e përgjimeve të BILD.
Dhe e dyta:
Të zhvendosim vëmendjen duke folur kundër Presidentit në mënyrë që mediat që paguhen nga paratë e drogës, të atyre që ndihmuan qeverinë e përgjimeve të BILD të fshehin drogën, korrupsionin dhe lidhjet me krimin dhe vjedhjen e votës.
Qartazi është një akt i turpshëm të ngresh komision për të sharë e për të shpifur, si një herë e një kohë partia e babait të Kryeministrit.
Tek komisioni do shpallin armiqtë e popullit, se janë që janë duke shpifur për Presidentin do të shpifin dhe për të tjerë, të kërkojnë arrestime e pushkatime për ata që si bindën partisë së përgjimeve të BILD.
Por ky akt është një akt i një qeverie që tanimë është drejt fundit dhe në fakt nuk ka më as rëndësi se çfarë bëjnë, se fundja kush po i pyet?
Por, këto akte janë pjesë e një grushti shtetit dhe ne nuk duhet ti harrojmë antarët e këtij komisioni, pasi ata qartazi janë edhe pjestarë të grushtit të shtetit dhe është e domosdoshme që ata të marrin atë çka meritojnë, siç e parashikon ligji.
Kuptohet përpara se të arrijmë atje duhet të shkatërrojmë sistemin që ka ngritur qeveria e përgjimeve të BILD.
Dhe kjo do të ndodhë në një mënyrë apo në një tjetër, pasi largimi i Kryeministrit të përgjimeve të BILD është tanimë interes kombëtar për të mbrojtur sigurinë kombëtare, interesin publik si dhe të ardhmen e vendit tonë.
*Ish-deputet i Partisë Demokratike