Balliu: S’ka kthim pas, takimi Basha-Lu tregon se…
Deputeti i ri i PD-së, Klevis Balliu, i cili është një nga dhjetë deputetët që do të procedohen penalisht për protestën e së hënës, ka thënë se arrestimi i qytetarëve është më e rëndë sesa procedimi penal për deputetët.
”Policia dhunoi pa arsye qytetarët, policia paguhet nga taksat e qytetarëve. Është turp që deputetja u dhunua, është turp dhunimi i qytetarëve. Mazhoranca nuk njeh as zgjedhje dhe as protesta dhe kjo është shkelje e kushtetutës, ndërsa PD kishte si qëllim të mbronte Kushtetutën dhe nuk ka kthim mbrapa”, u shpreh Balliu në studion e ”Report Tv”.
Deputeti i PD-së hedh akuzën se kreu i qeverisë mori rolin e kryetarit të kuvendit dhe gjatë kohës që ish-kryeminisri Berisha kishte marrë fjalë, i bëri me shenjë kryegardistit që ta bllokonte.
”Kryeministri mori rolin e kryetarit të Kuvendit, Berisha kishte marrë fjalën dhe ky i bëri shenjë kryegardistit që ta bllokonte. Ky ishte provokimi i pari dhe më i rëndë i maxhorancës, pasi nuk mund t’ja heqin fjalën Berishës”, tha Balliu.
Nuk munguan as kritikat për ambasadorët por shtoi se takimi Basha-Lu, tregoi se ka dialog dhe këshillim me ndërkombëtarët. ”Nuk mund të presim gjithçka nga ambasadorët por duhet të bëjmë punën tonë duke denoncuar çdo shkelje dhe parregullsi. Për sa i përket takimit Basha-Lu, kjo tregon që ka dialog dhe këshillim me ndërkombëtarët, sidomos me SHBA dhe BE-së”, vijoi deputeti i PD-së.
KOHA JONË SONDAZH

