Basha: 3 kushtet e PD për reformën zgjedhore. Rama, thelbi i problemit

Partia Demokratike ka nisur sot përpjekjen për reformimin e sistemit politik në vend, ku sipas Lulzim Bashës është “një proces që s’ju takon vetëm partive politike e Kuvendit por të gjithë qytetarëve. Në një prononcim për mediat, Basha ka deklaruar se politika është burimi i gjithë të këqijave në vend, ndaj dhe opozita ka nisur këtë betejë, e cila sipas tij nuk do të jetë vetëm politike, por edhe qytetare.

“Shqipëria meriton dhe duhet të ketë luftë pa kompromis ndaj korrupsionit dhe krimit. Ndaj, e para në këtë drejtim është reforma zgjedhore, që do t’i japë fund shkatërrimit të zgjedhjeve në Shqipëri”, ka thënë Basha.

Kreu i PD-së, ka shtuar edhe se reforma zgjedhore është një domosdoshmëri dhe për realizimin e saj PD ka 3 kushte. “Ne jemi të hapur për modelin e saj, por duhet të plotësohen 3 kushte: votimi dhe numërimi elektronik; ulja e rolit të kryetarëve dhe partive në proces; dhe dhënia e më shumë pushtet qytetarëve. Pasi ky është një proces që nuk u takon vetëm partive politike, por gjithë qytetarëve, ndaj duhet t’i angazhojmë të gjithë për të dhënë kontributin e tyre”, ka pohuar Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

3 kushtet

Swiss Digital Mobile Reklama

1-Votimi dhe numërimi elektronik

2-Ulja e rolit të kryetarëve dhe partive në proces

3-Dhënia e më shumë pushtet qytetarëve

Ndërsa për votën e emigrantëve, Basha deklaroi se ajo është një çështje që e kanë ngritur demokratët të parët dhe rrjedhimisht PD nuk do të lejojë që ajo të kthehet në çështje fasadë nga qeveria.

“Ndaj reforma zgjedhore do garantojë votën e gjithë shqiptarëve ku jetojnë”, ka thënë Basha, duke shtuar se thelbi i problemit në këtë reformë është kryeministri Rama, i cili sipas tij vrau marrëveshjen e nënshkruar mes tyre.

“Edi Rama vrau marrëveshjen. Se cili do të jetë qëndrimi i tij do ta shohim, por deri tani kemi parë se ai është rreshtuar përkrah atyre që iu mohojnë vullnetin qytetarëve përmes angazhimit të parave të pista dhe interesave të tjera. Ndaj në këtë përpjekje ne nuk e llogarisim Edi Ramën si aleat, por si vetë problemin. Pa ndryshuar politikën nuk do ketë ndryshim të Shqipërisë”, ka shtuar Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?