Basha aksion të ri sulmesh kundër qeverisë: Dëmi i shkaktuar nga Rama është 600 mln euro, shembulli i abuzimit me detyrën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ashtu siç kishte paralajmëruar ka nisur një aksion të ri sulmesh ndaj qeverisë Rama.

Kreu i opozitës thotë se i vetmi qëllim i Edi Ramës është grabitja e parave dhe pasurive të vendit.

Ai ka shkruar se rarporti i  KLSH-së tregon që dëmi ekonomik i shkaktuar nga keqqeverisja dhe abuzimi vetëm në dogana, tatime dhe tendera është afro 600 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama
 Raporti i sapo bërë publik i Kontrollit të Lartë të Shtetit shpjegon në detaje se dëmi ekonomik i shkaktuar nga keqqeverisja dhe abuzimi vetëm në dogana, tatime dhe tendera është afro 600 milionë euro.

Është tjetër tregues skandaloz i një qeverisje qëllimi i vetëm i së cilës është grabitja e parave dhe pasurive të vendit.

Në shfaqjen e tij tragji-komike Edi Rama është duke bredhur në Shqipëri për t’ju kërkuar njerëzve të denoncojnë ata që abuzojnë me detyrën.

Nëse e ka seriozisht le të marrë raportin e KLSH-së dhe të pushojë dhe ndjekë penalisht drejtuesit e doganave, tatimeve dhe prokurimeve, dhe ministrat e funksionarët e tjerë publikë që kanë shkaktuar këto dëme.

Por kjo nuk ka për të ndodhur, sepse në fakt Edi Rama është vetë shembulli dhe kampioni i abuzimit me detyrën dhe pasuritë publike për interesat e tij dhe klientëve të tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?