Basha akuzon Ramën: Po saboton vettingun
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza mbi kryeministrin Rama se po saboton procesin e vettingut.
“Po sabotion që në hapin e parë vettingutn. Ai duhet të ndajë mendjen, ose me bandat o se me drejtësinë”, tha Basha.
Të enjten do të propozojmë amendamentet atë që kanë këtrkuar organet e pavarura të vettingut, që të kenë mbështetjen e plotë financiare.
“Dje kemi pasur një mbledhje të gjatë grup. Organet e vettingut kanë bërë kërkesë për t’u mbështetur sipas ligjit me qëllim që të procedojë pa vonesë që të kemi rezultatet dhe një drejtësi që të mos mbrojë krimin. Rama vendosi të sabotojë, shumica shkurtoi 40% të kërkesave. Është i njëti Edi Ramë që paguan më shumë personel në Kryeministri sesa Trump në SHBA. Ka para për sharës me pagesë, por për procesin më të rëndësishëm nuk gjenden para për të mbështetur priganet e Vettingut. Është akt sabotimi, bëhet me qëllim, pa ndihmën e duhur pa këshilltarët, Vettingu do të kalojë në kalendar greke dhe do të mbvetet në dorë të Ramës”- tha Basha.
Po ju ishit ata që bllokuat Vettingun si mund të akuzoni tani?
Ne bllokuam një përpjekje për të kapur Vettingun. Ne votuam Vettingun dhe ky është fakt.
Por ngritjen e komisioneve e bllokuat?
Komisionet u votuan në qershor, që të kenë mbështetjen e duhur financiare. Shapin nga sheqeri e ndajnë faktet,. Po saboton Vettingun, duhet të ndajë mendjen, që të jetë edhe me bandat edhe me drejtësinë, të dyja nuk mund të rrinë në një vend. Të enjten do të propozojmë për të vendosur atë që kanë kërkuar organet e pavarura të Vettingut, që të kenë mbështetjen e plotë sikur e kanë kërkuar.
Rama tha se nuk pranon kushte nga opozita?
Ne do të kemi propozimet tona dhe projektin tonë. Konsultim edhe me qytetarët për një sistem që vendos në qendër qytetarin dhe jo bandat.
Do pranoni të uleni në një tryezë me Ramën në një tryezë?
Unë jam ulur dhe do të ulem edhe me pasardhësin e Ramës. Ka një shumicë fiktive. Kemi edhe kursin e përballjes.
KOHA JONË SONDAZH

