FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha, apel diplomatëve: Heshtja juaj po u ul besueshmërinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sot në mbrëmje për ngërçin me sistemin e drejtësisë. Në një deklaratë në rrjetet sociale, Lulzim Basha u bën apel ndërkombëtarë që të reagojnë.

Ai thotë se heshtja e tyre po u ul pikë në sytë e qytetarëve shqiptarë që presin më shumë nga faktori ndërkombëtarë në Shqipëri. ” Partnerët ndërkombëtarë duhet të shqetësohen për mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe bllokimin e Gjykatës së Lartë nga Edi Rama, çka ka hequr çdo lloj kontrolli dhe kufizimi  të pushtetit të shumicës dhe ka vënë në rrezik të drejtat e njeriut në Shqipëri.  Heshtja e tyre ndaj kësaj gjendje ka ulur besueshmërinë e tyre në sytë e publikut shqiptar, i cili pret përmbushjen e premtimit që ata i bënë shqiptarëve se peshqit e mëdhenj do ishin në burg dhe jo në krye të qeverisë. Drejtësia pa të korruptuar dhe kriminelë në burg është tallje dhe jo drejtësi”,- deklaron Lulzim Basha.

Deklarata e Bashës është dhe një reagim ndaj qëndrimit të Edi Ramës, pak orë më parë, i cili tha la të kuptohet se ndërkombëtarët e miratojnë situatën në Shqipëri pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ndryshimet e propozuara nga Edi Rama të Ligjit për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve sanksionojnë që emërimet e të sapodiplomuarve në sistemin e prokurorisë dhe të gjyqësorit të bëhen nga PPP- Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme dhe KLD-ja e vjetër. Ky propozim është shkelje e hapur e Kushtetutës dhe kthim tek institucionet e vjetra që kishim para reformës në drejtësi.

Kjo shkelje e Kushtetutës bëhet në një kohë kur Gjykata Kushtetuese është shpërbërë dhe sistemi kushtetues në Shqipëri është i goditur rëndë. Qëllimi i këtij propozimi është kapja totale e drejtësisë nga Edi Rama përmes Arta Markut dhe KLD-së.

Prandaj Edi Rama i përgjysmoi para një viti buxhetin dhe burimet për vetingun, qëllimisht për të zvarritur vetingun dhe për të mos krijuar KLP-në, KLGJ-në dhe SPAK.

Partnerët ndërkombëtarë duhet të shqetësohen për mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe bllokimin e Gjykatës së Lartë nga Edi Rama, çka ka hequr çdo lloj kontrolli dhe kufizimi  të pushtetit të shumicës dhe ka vënë në rrezik të drejtat e njeriut në Shqipëri.

Heshtja e tyre ndaj kësaj gjendje ka ulur besueshmërinë e tyre në sytë e publikut shqiptar, i cili pret përmbushjen e premtimit që ata i bënë shqiptarëve se peshqit e mëdhenj do ishin në burg dhe jo në krye të qeverisë. Drejtësia pa të korruptuar dhe kriminelë në burg është tallje dhe jo drejtësi”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?