FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha apel SPAK-ut për inceneratorët: Presim goditje të plotë, jo koka turku

Në konferencën e sotme para gazetarëve, ku foli për arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka, Lulzim Basha shprehu mbështetjen e PD-së ndaj drejtësisë së re për luftën kundër korrupsionit dhe kërkoi prej saj që mos të përdoren vetëm koka turku, por të bëhet një drejtësi e plotë.

Basha theksoi se ish-ministri Lefter Koka nuk mund të firmoste i vetëm 17 vendime qeverie brenda një dite, ndaj duhet të vijojë hetimi tek personat e tjerë përgjegjës.

Presim si të gjithë shqiptarët që kjo goditje të jetë e plotë dhe jo me koka turku. Natyrisht Lefter Koka nuk është thjesht një kokë turku, por Lefter Koka nuk mund të bënte 17 vendime qeverie brenda ditës, Lefter Koka nuk mund të mblidhte të gjithë grupin parlamentar të PS-së te skena e krimit që është sekuestruar së fundmi nga prokuroria, që është inceneratori i Elbasanit“, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?