Basha bind 5 aleatët, bashkë në zgjedhjet e 25 qershorit

Ka qenë një ditë intesive për Kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me takime të njëpasnjëshme me aleatët për të arritur një marrëveshje për futjen e tyre në zgjedhjet e 25 qershorit, nën logën e PD-së.

Burime nga PD-ja, theksojnë se marrëveshja me republikanët, të cilët kishin rezerva është arritur dhe PR-ja do ketë dy emra nga tre që kërkuan në listat e PD. Njëri është Fatmir Mediu, ndërsa mbetet për t’u mësuar emri tjetër.

Megjithatë, vetë Partia Republikane do të kandidojë formalisht me listën e saj për deputetë për të mos humbur komisionerët. Ndërkohë, edhe me PAA është arritur marrëveshja, me tre kandidatë në listën e PD-së, në qarkun e Durrësit, Tiranë dhe Fier.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët, PD arriti marrëveshjen me Dashamir Shehi, i cili siguroi emrin në listën e Tiranës, Nard Ndoka në listën e Shkodrës dhe Vangjel Dule në listën e qarkut Vlorës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas 90 ditë protestë në çadër, Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Nard Ndoka dhe Agron Duka kanë rënë dakord me Bashën për përfaqësimin në listat e PD-së. I vetmi që ka mbetur jashtë është Kreshnik Spahiu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?