FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Braktisini televizionet dhe gazetat e turpit! I shërbejnë Ramës

Sot lideri i opozitës Basha sulmoi mediat e lidhura me krimin dhe tenderat e kryeministrit, ato media që e kanë kthyer misionin e medias si mision interesi për leje ndërtimi dhe vjedhje me Ramën. Lulzim Basha bëri thirrje që të bojkotohen ekranet që kontrollohen nga Edi Rama dhe sofra e oligarkëve të republikës së vjetër.

“Ndiqni zërin e lirë në Facebook sepse aty nuk ka censurë, bojkotoni median e kontrolluar nga republika e vjetër. Mediat merren me tallavatë e Edi Ramës, që nuk keni turp, po mi që nuk keni turp, por as kurajo s’keni” – u shpreh Basha.

Lideri i opozitës i cilësoi mediat si armën më të fortë të pushtetit të “republikës së vjetër”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mediat janë arma më e fortë e pushtetit të republikës së vjeter. Braktisni ekranet e turpit dhe gazetat e turpit. Janë pjesë e komplotit ekonomik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marrin kockat që ju hedhin Edi Rama dhe të tjerët që janë ulur në sofër. Populli më i varfër në Europë grabitet ditë për ditë nga komploti ekonomik.

Paratë në republikën e vjetër i kontrollon një grup njerëzish që i bëjnë temena pushtetit dhe që ndjekin axhendën e tyre pasurore”, – tha Basha në fjalën e tij teksa protestuesit e mbledhur rreth tij thërrisnin në sinkron: “Turp! Turp! Turp!”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?