Basha: Dënimi i krimeve të komunizmit, misioni i PD

Kryeopozitari Lulzim Basha ka përkujtuar Ditën Europiane të Kujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai akuzon shoqërinë që nuk i dënoi asnjëherë plotësisht kriminelët komunistë.

Basha shkruan se ky është mision i palëkundur i Partisë Demokratike duke shtuar se nuk ka mbaruar ende iniciativa.
Më tej ai thekson se është “është e dhimbshme që ne nuk kemi ende një monument të vërtetë për viktimat e komunizmit,” duke mos shfajsuar këtu as qeverisjen “Berisha”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë 

Swiss Digital Mobile Reklama

Gati 100 milionë persona gjetën vdekjen nga komunizmi, të vrarë direkt për qëllime politike ose të vdekur si pasojë e mjerimit që komunizmi solli për miliona njerëz.

Në librin e errët të komunizmit, Shqipëria zë një vend të veçantë për nga egërsia kriminale e Enver Hoxhës dhe bandës së tij kundër popullit të tyre.

Dhjetëra mijë shqiptarë humbën jetën nga dhuna e regjimit komunist shqiptar, të ekzekutuar me e pa gjyq dhe të vdekur në burgje. Qindra mijë u burgosën politikisht dhe u internuan në kampe.

Një popull i tërë u izolua për afro gjysëm shekulli në karantinën më mizore të mjerimit, shtypjes dhe trushpëlarjes në Europë.

Sot, në Ditën Europiane të Kujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit, jetët e humbura dhe të shkatërruara nga stalinizmi shqiptar janë një akuzë e rëndë për shoqërinë tonë që nuk i dënoi asnjëherë plotësisht vrasësit dhe kriminelët komunistë, që nuk reflektoi seriozisht kundër ideologjisë, frymës dhe mentalitetit komunist e nuk i preu asnjëherë rrugën kthimit të komunistëve në pushtet.

Është e dhimbshme që ne nuk kemi ende një monument të vërtetë për viktimat e komunizmit, dhe nuk kemi ende një histori të vërtetë të krimeve të komunizmit.

Ne nuk mund t’i shmangemi përgjegjësisë për dënimin e komunizmit, jo vetëm si detyrim moral ndaj viktimave të tij, por edhe si e vetmja mënyrë që të krijojmë një shoqëri të vërtetë të lirë dhe demokratike.

Ky është mision i pambaruar, por i palëkundër i Partisë Demokratike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?