Basha denoncon: Rigerta që “përloti” socialistët, pjesë e administratës së PS-së në Rrëshen
Rigerta Loku, fermerja që “përloti” socialistët sot në Kuvend është një njeri i afërt i kryebashkiakut të Partisë Socialiste në Mirditë Ndrec Dedaj, hedh dyshime se fjalimi i saj ishte i dirigjuar nga vetë socialistet.
Është ky denoncimi i mbërritur në postën elektronike të kryetarit të PD-së Lulzim Basha, i cili ka vendosur që ta bëjë publike në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, përmes një komenti të tilluar “Pa koment”.
Postimi i Lulzim Bashës
“Pa koment:
“Zoti Kryetar Basha, mirëmbrëma! Ndonëse nuk aderoj në partinë tuaj madje kam votuar majtas cdo zgjedhje me përjashtim të këtyre të fundit ku nuk votuam familiarisht, dua t’ju informoj: Vajza, që “përloti” parlamentin punon për një kompani private dhe drejton një zyrë në Rrëshen, është nga Mamurrasi dhe jeton në Rubik, udhëton me makinën e saj personale çdo ditë nga Rubiku në Rrëshen, ferma e saj drejtohet nga familja, e angazhuar politikisht me LSI deri para pak kohësh, e afërt dhe e dirigjuar nga Kryetari i Bashkisë Ndreca, politikisht e orientuar majtas familjarisht dhe e gjitha duket inskenim teatral i Ramës.”

KOHA JONË SONDAZH

