Basha dhe Rama, “luftë” me gjyle e gjarpërinj për Vettingu

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha kanë replikuar me tone të ashpra gjatë mbrëmjes së të mërkurës në rrjetet sociale.

Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka hapur “sherrin” me kreun e PD, duke postuar një video tallëse në Instagram për opozitën dhe frikën e saj, sipas Ramës, nga Vettingu.

Video e zgjedhur nga Edi Rama është nga filmi “Njeriu me Top”, ku luan aktori Kadri Roshi. “Dhe tani nuk kam ça të bëj tjetër, veçse të qesh”, është fraza që përdor i madhi Kadri Roshi në personazhin e tij në filmin “Njeriu me top”, ndërsa vet Rama shkruan poshtë videos: “Ai momenti kur gjylet e Vetingut të prishin folenë e gjarpërinjve në Pallatin e Drejtësisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas komentit ironik të Edi Ramës në rrjetin sociale Instagram, që tallte opozitën përsa i përket procesit të vetting-un.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pëmes një statusi në Twitter kryedemokrati Basha i ka kthyer një përgjigje kryemistrit ku thotë se: “Rama, Xhafajt, Roshi, Tahiri, Dako, Veliaj, Sejdini, Frrokët & co, kjo bandë kriminale do i ikë drejtësisë sa kohë vettingu i kapur nga kryemafiozi mban gjyqtarë me lidhje kriminale si Dvorani-Hallunaj. Por gjarpërinjve kokat do ju shtypen. Nëse jo nga drejtësia, nga populli!”, shkruan Basha në Twitter.

Video e Edi Ramës në Instagram

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?