FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Dita e çlirimit të Kavajës nga krimi po afron

Koalicionit opozitar i shtohet Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë. Vetë kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe kryetari i LDE-së Arjan Galdini dolën në një deklaratë për median paraditen e sotme.

Basha tha se partitë të tjera kanë shprehur interes t’i bashkohen koalicionit opozitar dhe se PD është e hapur për koalicion.

“Përsëris ftesën për këdo që ndihet në opozitë me të keqen Të bashkojmë forcat, sepse së bashku mund dhe do t’ia dalim të zbrapsim të keqen”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teksa i pyetur për takimin me Ramën u shpreh: “Do të kemi kohe për të diskutuar për këtë gjë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke iu referuar prononcimit të Ramës për Roshin, Basha e quajti fyerje për shqiptarët.

“Roshi nuk është modeli i shqiptarëve në emigracion. U them qytetarëve se dita e çlirimit të Kavajës nga krimi po afron”, tha Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?