FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha flet për përjashtimet nga PD: Mora vendim të drejtë

Lulzim Basha ka mbrojtur vendimin e tij për listën që la jashtë kritikë, themelues, por edhe shumë figura që nuk janë të epokës së tij.

Por pas një mbledhjeje të kryesisë së degës së Partisë Demokratike të Shkodrës, kreu i kësaj dege, Ramiz Çobaj deklaroi tërheqjen nga lista e kandidatëve të zgjedhur nga Basha. Çobaj ishte i teti në listën e Shkodrës.

“Kjo është republika e re. Është e guximshme. Së pari duhen thyer paragjykimet brenda vetes, brenda familjes. Ju e dini për çfarë e kam fjalën”, tha kreu i PD, Lulzim Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fjalën Basha e ka për reagimin e të përjashtuarve nga lista e kandidatëve për deputetë, të cilët kërkuan shkarkimin e tij pak para se Basha të niste takimin elektoral në Bulqizë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Si mendoni kam marrë vendimet e duhura apo jo? Unë them që kam marrë vendimet e duhura. Unë jam i bindur që kam marrë vendimet e duhura. Qarkullimi i elitave është ligj në politikën europiane, përndryshe nuk është republikë, është monarki”, vijoi ai.

Basha nuk ka akoma një reagim për kërkesën për shkarkim, por replika indirekt në distancë nuk mungoi.

“Me Partinë Demokratike nuk mund të të lidhë vetëm karrigia. Je deputet e do partinë, s’je deputet s’e do partinë?! Po ti s’e paske për partine, e paske për karrigen”, shtoi Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?