Basha: Ftesa e Ramës për kryeprokuroren propagandë, kandidati ishte përcaktuar

Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar protestën e opozitës si dhe zgjedhjen kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan, Lulzim Basha tha se ftesa e Ramës për të zgjidhur kryeprokurorin së bashku ishte propagandë dhe kandidati ishte përcaktuar.

“Kjo që shikoni do të ishte reagimi normal i çdo opozite. Nëse shkelet kushtetuta, nëse bie kushtetuta bie edhe shteti. Është propagandë ftesa e Ramës. E kishte caktuar kandidatin. Ftesa ka brenda hilen që në kapjen e prokurorit të kishte edhe duart e opozitës”- tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?