Basha gjëegjëzë për Ramën, kush e gjen fiton një ”Yaris”
Nuk mungoi shumë dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha ka replikuar përmes një postimi në facebook me Kryeministrin Edi Rama. Basha akuzon Ramën si njeriun që i mban të lidhur, disa prej personazheve kryesorë që kanë të bëjnë me trafikun e drogës. Në mënyrë ironike, Basha shkruan se kush e gjen gjëegjëzën fiton një ”Toyota Yaris”.
Reagimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha:
Gjëegjëzë Edvingu:
Kush i lidh e i mban bashkë:
një trafikant të dënuar droge me vëllanë Ministër të Brendshëm PLUS
një gjyqtar që e shpëton nga ekstradimi ortakun e trafikantit të drogës PLUS
komisionerët e vettingut që e shpallin këtë gjyqtar të përshtatshëm për të vazhduar detyrën?!
Kush gjen përgjigjen e saktë, fiton Toyota Yaris.
KOHA JONË SONDAZH

