Basha i jep OSCAR-in Ramës: Premtove 220 mijë vende pune, po ato 300 mijë ku i ke? S’ke mbajtur asnjë premtim

Në një kohë kur Partia Socialiste mban Kongresin e saj elektoral në Durrës, ku po shpalosen të gjitha premtimet për zgjedhjet e 18 qershorit, vjen dhe një përgjigje nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Nga ‘çadra e lirisë’, lideri i opozitës, iu kundërpërgjigj Ramës, duke shtuar se ky i fundit nuk ka mbajtur asnjë premtim.

“Lufta që krimi i organizuar, droga, duke shkatërruar ekonominë, mirëqenien, vendet e punës, me arrogancën, shëndetësinë me koncensione abuzive. Vulat me të cilën duan që të asgjësojnë Shqipërinë, duke e kthyer me bujkrobër, është asgjësimi i zgjedhjeve të lira. Rama, i trembet gjykimit popullor me votë, pasi nuk ka asnjë përgjigjeje për pyetje më të thjeshta që u drejton qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ku e ke 300 mijë vendet e reja të punës? Ku e ke shëndetësinë falas? Ku e ke uljen e tvsh me 6 përqind?”, tha Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ditën e sotme deputeti i PS-së, Erjon Braçe pohoi se PS do të mbajë premtimin për krijimin e 220 mijë vende të reja pune pas 18 qershorit.

Kryetari i Partisë Demokratike në mënyrë simbolike i ka dhënë çmimin e Oscar-it Qeverisë Rama për mashtrimet dhe premtimet e pambajtura me të cilat erdhi në pushtet.

Gjatë fjalës së tij ditën e sotme nga çadra e opozitës, Basha përmendi të gjitha premtimet që bëri Rama në 2013-ën, të cilat sot nuk janë përmbushur.

Fjala e kryetarit të PD Lulzim Basha:

Kush e merr Oscar-in për degjenerimin e sistemit arsimor në një rrjet motelesh për pushtetarët e degjeneruar. Kush e merr? Lindita Nikolla!

Kush ja dorëzoi territorin dhe kufijtë krimit të organizuar? Kush e meriton Oscarin për katandisjen e fshatit shqiptar për ditën më të zezë që ka njohur në këto 25 vite. Me bagëtitë e sëmura, me tregjet që nuk u garantuan kurrë, me kanalet vaditëse që nuk u ndërtuan kurrë. Pra sot është dita e çmimeve Oscar për bandën në pushtet, për kupolën politike të Republikës së Vjetër që në 4 vite mendoi vetëm për pushtetin e vet që nuk punoi asnjë orë të vetme për qytetarët shqiptarë.

Këtu ndodh një luftë e heshtur, lufta që krimi i organizuar, oligarkët barkëderrë i kanë shpallur popullit të tyre, duke shkatërruar ekonominë me taksa të larta, duke shkatërruar vendet e punës me arrogancë.

Projekti i tyre i fundit është asgjësimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në funksion të kësaj kanë shpallur zgjedhjet moniste sepse refuzojnë zgjidhjen që përcaktuan qytetarët më 18 qershor. Ai i trembet gjykimit popullor me votë sepse nuk ka asnjë përgjigje për pyetjet e një qytetari të zakonshëm. Ku i ke 300 vendet e punës? Ku e ke shëndetësinë falas? Ku i ke subvencionet për fermerët? Ku i ke legalizimet falas?

Ka kaq shumë gënjeshtra. Nuk ka mbajtur asnjë premtim. Edi Rama nuk mbajti asnjë premtim. Edi Rama nuk u përpoq kurrë të mbante asnjë premtim me të cilin erdhi në pushtet. Edi Rama me vullnet i braktisi premtimet e tij. 

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?