FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha i kthehet Ruçit: Pezullo seancën, të vijnë këtu Rama dhe Xhafaj

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka quajtur të papranueshme mungesën në seancë të kryeministrit Rama dhe të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Pezullo seancën, të vijnë këtu Rama dhe Xhafaj”. Kjo ka qenë kërkesa e Lulzim Bashës drejtuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

“Në seancë mungojnë Rama dhe Xhafaj, kërkesa e kreut të grupit të PD-së është e qartë dhe e kuptueshme për ju, kjo seancë nuk duhet të vazhdojë pa praninë e këtyre të dyve këtu, llogaridhënia e të cilëve në këtë moment kyc është një detyrim moral dhe politik. Nëse kanë vendosur të mos vijnë më të largohen sot e të clirojnë vendin nga aleanca e krimit me pushtetit që është pengesa numër 1 për integrimin e vendit”- tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kësaj, janë ngritur në këmbë deputetet e PD-së, ndërkohë që kryetari i Kuvendit ka kërkuar të ulen e të mbajnë qetësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ca ke që bërtet, ulu”- i tha Ruci Palokës, duke i lejuar edhe disa minuta fjalën Bashës për procedurë.

Basha kërkoi nga Ruçi të pezullojë seancën: Pezullo seancën, thirr këtu Ramën dhe Xhafaj dhe deri në momentin sa të jenë këtu nuk mund të vazhdohet seanca.

Ruçi: Bëje seancë pyetjesh, interpelancë ose debat me kryeministrin dhe do të planifikohet për të ardhur.

Më pas opozita ka bllokuar foltoren.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?