FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha i la jashtë listës së Korçës, deputetët Qirici dhe Papa në krah të Salianjit (FOTO)

Lista e PD-së nuk rikandidoi plot 24 deputetë të grupit parlamentar për zgjedhjet e 25 qershorit. Lënia jashtë liste, i ka ndarë të “përjashtuarit” në dy grupe: të kënaqurit dhe “rebelët”.

Tek të kënaqurit duket se janë edhe deputetët Eleinia Qirici dhe Gjergji Papa, të cilët kreu Basha i la jashtë listës shumëemërore në qarkun e Korçës. Të dy deputetët janë përfshirë në fushatën e këtij qarku, ku janë pjesë e ekipit drejtues.

Këtë gjëe ka bërë të ditur Ervin Salianji, kandidati i PD-së në Korçës, i cili ka marrë mbështetjen e deputetëve Qirici dhe Papa. Salianji i ka ftuar që të jenë pjesë në ekipin e tij përgjatë fushatës zgjedhore. Këtë e ka njoftuar edhe përmes një postimi në “Facebook”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Republika e re! Te gjithe nje ekip! 25 Qershor fitore e Partise demokratike. Mbasdite pune me tre profesore te nderuar dhe deputete te Partise Demokratike ne Qarkun Korçe, Profesoreshe Eleina Qirici, Prof. Edina Alolli dhe Prof. Gjergji Papa te gjithe bashke drejt instalimit te vlerave”, shkruan ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?