FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha i shtrin dorën e pajtimit kritikëve: Ka vend për ju në PD

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, gjatë intervistës në “Opinion” foli për mospërfshirjes e disa prej figurave të njohura të PD-së në listat për deputet si Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Ritvan Bode, Majlinda Bregu etj. Ai shprehu se ka një tolerancë më të madhe ndaj tyre, pavarësisht qëndrimeve të ashpra që ata kanë mbajtur.

“Unë kam marrë një vendim individual për listat dhe jam i vetëdijshëm. Për këtë arsye është detyra ime të kem një tolerancë më lartë individual ndaj atyre që e kanë parë veten jashtë listave. Në këtë proces që po nis do të ketë vend për secilin dhe secilën që të japin kontributin e tyre. Kjo nuk do të varet fare nga humori i tyre në raport me Lulzim Bashën”- u shpreh kryetari i PD-së.

Por Basha shtoi se nuk i trembet aspak zërave që thonë se të pakënaqurit në PD, mund të krijojnë një forcë të re politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Që PD-së ti bësh shantazh me përcarje kjo ska funksionuar kurrë. Nuk ka funksionuar me Sali berishën dhe nuk do të funskionojë as me bashë kryetar, kjo për shkak të mbështetësve të PD. Vija e kuqje për mua është interesi i PD-së. Nëse cënohet interesi i PD-së apo militantë e PD-së, atëherë është detyra ime për të reaguar në mënyrë më të prerë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?