Basha: Ja si Rama gënjen dhe mohon dhe veten për të vjedhur 40 mln euro
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se po mohon edhe veten teksa gënjen hapur vetëm për të vjedhur 40 milionë euro me projektin te Unaza e Re.
Basha ka postuar një video në Facebook, deklaratën e Edi Ramës në 2013 kur ju kërkoi votën banorëve të Unazës së re.
“Shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk do të prishen edhe sikur Enver Hoxha të ngjallet”, – deklaroi në vitin 2013 Rama. Por sot, thekson shefi i opozitës Basha, “për të siguruar vjedhjen 40 milion euro, Edi Rama, mohon dhe vetveten. Në postimin e tij, Basha sjell me video mohimin që i bëri Rama premtimit të tij elektoral vetem dy dite me parë.
Prej tre javësh banorët e Unazës së re, protestojnë kundër prishjes së shtëpive të tyre nga një projekt i pakonsultuar dhe pa transparencë në të cilin do të hidhen 40 milion euro për 2 km rrugë.
Më poshtë video-postimi:
KOHA JONË SONDAZH

