FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Jemi të bindur në fitoren tonë. Tani numëruesit e komisionerët të garantojnë rezultatin

Kreu i opozitës Lulzim Basha është shprehur i sigurtë mbi fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme.

Ai tha se shqiptarët sot kanë votuar për ndryshimin, ndërsa ju ka bërë apel numëruesve dhe komisionerëve që të garantojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë. ‘Shqiptarët kanë bërë sakrificë të madhe, kanë votuar në një ditë feste fetare dhe temperatura të lartë.

Ju takon numëruesve dhe komisionerëve që të garantojnë vullnetin e shqiptarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë jam shumë optimist për rezultatin tonë dhe për fitore’, deklaroi Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mesazhi i Bashës:

“Kam një mesazh të shkurtër në përfundim të këtij procesi dhe pastaj do të kemi një komunikim të vazhdueshëm. Dua të falenderoj të gjithë qytetarët shqiptarë që votuan sot me qytetari dhe dinjitet europian. Falenderoj në mënyrë të veçantë ata qytetarë që refuzuan përpjekjet e partive të pushtetit për të manipuluar votën dhe deformuar vullnetin e popullit.

Tani që votimi përfundoi, ka mbetur pjesa tjetër e rëndësishme, vendimtare e procesit demokratik, që është procesi i numërimit. Ndaj dua t’i bëj një thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë proces, të sigurojnë dhe të garantojnë përmes zbatimit të ligjit dhe performancës së tyre, që vullneti i popullit të përmbushet. Shqiptarët kanë bërë një sakrificë të madhe sot, duke votuar në një ditë feste fetare dhe në temperatura jashtëzakonisht të larta.

Ndaj ju takon ju numërues, komisionerë, vëzhgues të KZAZ-ve, që të bëni gjithçka për të garantuar që vullneti i popullit për të ardhmen, të përmbushet. Procesi vazhdon akoma, por sipas raportimeve tona të strukturave të Partisë Demokratike, unë jam shumë optimist për rezultatin tonë dhe për fitore”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?