FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha jep sot përgjigjen për paketën McAllister

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pritet të japë sot një përgjigje zyrtare për paketën e Brukselit ose e njohur ndryshe si paketa McAllister.

Burimet bëjnë me dije se zëvendës/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee do të jetë edhe sot në Tiranë për të pritur këtë përgjigje pas takimeve intensive të një dite më parë që rikthyen shpresat për një marrëveshje.

Një ditë më parë në takimin me gazetarët, Hoyt Brian Yee tha se paketa që u prezantua nga McAllister është një paketë e drejtë që mund të çojë drejt zgjidhjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht pjesëmarrjes së Partisë Demokratike në zgjedhje, Yee u shpreh se nëse ato çertifikohen si të rregullta nga OSBE, Shtetet e Bashkuara do t’i njohin. Diplomati amerian theksoi se bojkoti i zgjedhjeve nga demokratët dëmton Partinë Demokratike dhe imazhin e vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?